Altin Vogli, një prej të plagosurve në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së dielës në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë. Sipas policisë lokale, 3 të rinj mbetën fillimisht të plagosur në aksidentin rrugor, të ndodhur rreth orës 04:30, në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.
Ata udhëtonin me një fuoristradë që drejtohej nga 33-vjeçari Ilir Gega, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti që ndodhej aty pranë.
Përplasja ishte e fortë, e për mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët Altin Vogli dhe Dorjan Hifi.
Ata u dërguan në spital, por Vogli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më vonë. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe.