Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga tre të aksidentuarit në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Kamberas të Krujës, ku një fuoristradë doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti.
Personi që ka humbur jetën një orë më parë është Altin Vogli, që ndodhej pasagjer në mjet.
Vogli është baba i një vajze të mitur.
Në gjendje të rëndë kritike për jetën ndodhen edhe shtetasit Igli Hoxha që drejtonte mjetin si edhe Dorian Hifi, pasagjeri tjetër në mjet.
Lajmin për vdekjen e Voglit e ka dhënë një miku i tij nëpërmjet një statusi prekës në profilin e tij në facebook, ku i kujton se nuk e mbajti fjalën që do të takoheshin sërish/ Dl/ Opinion.al