Dy shtetas të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeç nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, nga Rahoveci, janë dy shqiptarët që ndërruan jetë në aksidentin tragjik të ndodhur në Hungari.
Mjeti me të cilin dy të rinjtë po udhëtonin u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës, ndërkohë që Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Lajmi u konfirmua dhe nga xhaxhai i viktimës, Bashkim Hoxha përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë!
Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.
Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik.
U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.
Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah
Për varrimin do t’iu informojmë me kohë”, shkroi xhaxhai.