Një 27-vjeçar humbi jetën mëngjesin e kësaj të diele, në autostradën Levan-Tepelenë. Sipas policisë lokale automjeti tip “Honday” me drejtues 25-vjeçarin Klevis Banavia, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, Eljan Haliti 27 vjeç. Të plagosur kanë mbetur dhe drejtuesi i makinës dhe një pasagjerja tjetër, Elsa Milkurti, 21 vjeçe, banuese në Mat.
Aktualisht dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë, që po udhëtonin të rinjtë./ Opinion.al