Të tjera detaje mësohen rreth atij që cilësohet “killeri i rrugës”, personit që po ecte me shpejtësi të madhe në kah të kundërt të lëvizjes, që për pasojë shkaktoi aksidentin tragjik në autostradë.
Dashnor Deliallisi është një person me precedentë penalë, thonë burimet. Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogërave të forta. Gjithsesi përgjigjen përfundmitare për këtë do ta nxjerrë mjekësia ligjore. Po kështu mësohet se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit. Sicc shihet nga të dhënat e gjendjes civile rezulton të jetë i ditëlindjes ’80 dhe beqar. Më herët u dha se ai kishte jetuar edhe në Itali, nga ku ishte kthyer dhe vendosur në Durrës.