Kronikë

Aksidenti tek mbikalimi i “Gërdecit”, humb jetën i riu


               Publikuar në : 20:38 - 01/04/20 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i “Gërdecit”.

Policia njofton se viktima është identifikuar si Oliger Uka nga Tirana Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, teksa udhëtonte me makinën e tij,  ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës.

Fillimisht i riu mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por pas 7 orësh ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas