Arjan dhe Vilma Konomi çifti i bashkëshortëve që u përplasën ditën e djeshme në “Rrugën e Kavajës” nga një makinë tip “G Class”, ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intensiv.
Sipas news 24, për fat të mirë edhe foshnja e tyre tre-muajshe ka dalë nga spitali.
Çifti Konomi menjëherë pas aksidentit u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
39-vjeçari, Ajas Sulejmani, drejtuesi i mjetit tip “G Class”, që shkaktoi aksidentin u arratis pas përplasjes, duke u larguar midis pallateve të zonës.
Ai u arrestua disa orë më vonë dhe pas testit të kryer, rezultoi se ishte nën efektin e drogës.
Kujtojmë se Sulejmani është ndëshkuar disa herë nga policia me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.