Policia ka arrestuar Emiljano Ninën, shoferi i automjetit “BMW X6”, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë.
Nina, i cili është kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin luksoz dhe mori targat e tij me vete, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.
Ndalimi i tij u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e “Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit.