Një aksident rrugor i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje. Sipas REL, aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasi Rami Sope, 50 vjeç dhe dy djemtë e tij Behar e Lumbardh Sope, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç.
Për shkak të aksidentit të rëndë, autoritetet kosovare e kanë shpallur të dielën ditë zie. Ndërkohë pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë për kontrollin e shpejtësisë në autostradë.
Aksidenti ndodhi kur mjeti me të cilin udhëtonin 3 familjarët, tip “Golf”, u përplas me një kamion që po pastronte borën. Shkak për përplasjen dyshohet të jenë bërë ngricat. /G.F Opinion.al