Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentit e ndodhur pasditen e sotme në autostradën “100 Vjetori” në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë, makina me drejtues 68-vjeçarin A. M., banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.