Një aksident i rëndë u regjistrua sot në autostradën Fier-Vlorë. Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, me një tjetër mjet ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”./Opinion.al