Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Unazë të Re të Tiranës, në rrugën Teodor Keko.
Polica bën me dije 35-vjeçarja që u përplas për vdekje nga kamioni është identifikuar me inicialet E.N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.