Aktualitet

Aksidenti në Shkopet/ Furgoni tip “Benz” ra në liqen nga 100 m lartësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 30/04/16 |
b.f

Është zbardhur pothuaj e plotë dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme pranë Tunelit të Shkopetit, ku një automjet që mësohet se është Fugon tip “Benz” ka devijuar nga rruga për të përfunduar në liqen.

Sipas të dhënave të fundit furgoni i tipit “Benz” ka dalë me shpejtësi nga tuneli i madh i Shkopetit dhe ka rënë nga 100 metra lartësi në breg të Liqenit.

Një prej viktimave është nxjerrë nga furgoni, ndërsa tjetri mbetet ende i bllokuar. Gjithashtu, 2 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Laçit.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 30.04.2016, është njoftuar se në rrugën Milot ­Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit në dalje, një mjet Benz me targa AA 923 FH ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur 2 shtetas të vdekur dhe 2 të tjerë janë dërguar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas