Policia e Shkodrës ka njoftuar pasditen e sotme se ka ndërruar jetë Paulin Pashuku, drejtuesi i motorit që u aksidentua këtë të premte në Shkodër.
Sipas bluve, në pranga është vënë drejtuesi i mjetit Xhovan Palaj, 31 vjeç.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.
Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.