Vincenzo Tizzano, turisti italian që humbi jetën bashkë me mikun e tij në Sarandë mëngjesin e sotëm nga një aksident tragjik, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por edhe për të festuar ditëlindjen tij.
Pak para së të humbiste jetën, bashkë me mikun tij Domenico Gritto, Tizzano kishte festuar ditëlindjen.
Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një 17-vjeçar. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.
Policia arriti të arrestojë drejtuesin pak parë pas aksidentit të rëndë.