Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme te rruga e Arbrit, në afërsi të urës Qeranecit.
Mësohet se një nga viktimat ndodhet ende në automjet. Sipas informacioneve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy autoambulanca si dhe autoritetet./Opinion.al