Aktualitet

Aksidenti në Lushnje bllokon autostradën, 6 kilometra radhë automjetesh


               Publikuar në : 15:23 - 10/08/19 |
Al Do

Një aksident automobilistik në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje ka shkaktuar bllokimin e autostradës.

Nga raportimet mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Për psaojë kjo ka bllokuar qarkullimin në autostradë gjë që ka shkaktuar një rradhë automjetesh rreth 6 kilometra.

Qarkullimi i automjeteve në akset drejt bregdetit, gjatë fundjavës është më i lartë se zakonisht. Kjo ka sjellë paralizimin e trafikut edhe tek Kthesa e Rinasit, po ashtu në të dy krahët e urës së Fushë Krujës. /Opinion.al

Pas