Ka humbur jetën njëri nga shoferët që u përfshinë mesditën e sotme në aksidentin rrugor në fshatin Rrilë në Lezhë.
Sipas informacioneve, shoferi i mjetit tip Opel 66 vjeç ndërroi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndoc Nikolli kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere.
Drejtuesi i makinës tjetër është gjithashtu në spital ku po merr ndihmë mjekësore.