Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku mbetën të plagosur dy efektivët të forcave “Shqiponja”.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që përplasi patrullën e policisë në sghërbim është Shkëlzen Kraja.
Ndërkohë, bëhet me dije se një prej efektivëve është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Mësohet se efektivi ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime në kokë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Opinion.al