Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 pasagjerë, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, Xhaçka thotë se Shqipëria gjendet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka./Opinion.al