Kryesore

Aksidenti në Bullgari/ Pasagjerët u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 23/11/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 pasagjerë të një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Mes viktimave janë edhe 12 të mitur, ndërsa kanë shpëtuar 7 persona, 2 gra dhe 5 të cilët ndodhen në spital.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.

Ndërkohë Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët.

“Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet”, tha Argirova.

Autoritetet bullgare po vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit.

Ngjarja ndodhi në një autostradë rreth orës 02:00 me orën lokale (00:00 GMT) pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje./Opinion.al

Pas