Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti në Bullgari më i rëndi në 10 vitet e fundit në Europë

2021/11/23 at 4:25 PM
në Aktualitet, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti në Bullgari më i rëndi në 10 vitet e fundit në Europë

Aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së martë në Bullgari, në të cilin humbën jetën 46 persona, konsiderohet si aksidenti më i rëndë automobilistik që ka ndodhur në 10 vitet e fundit në Europë.


Më poshtë, renditën disa nga aksidentet më tragjike dhe më të mëdha të autobusëve që kanë ndodhur në kontinent në 10 vitet e fundit.

2021- Aksidenti në Bullgari

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup, kryeqytet i Maqedonisë së Veriut. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa mësohet se pas përplasjes shpërtheu në flakë. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

2019- Aksidenti në Portugali dhe Rusi

29 turistë gjermanë humbën jetën në Portugali, pasi autobusi i tyre doli nga rruga në ishullin malor të Madeira me datë 18 prill. 19 persona humbën jetën në Rusi, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një urë, duke përfunduar në një lumë të ngrirë në Siberi me datë 1 dhjetor.

2018- Aksidenti në Turqi dhe Bullgari

17 emigrantë të cilët po tentonin të kalonin mes përmes Turqisë humbën jetën, ndërsa 36 të tjerë mbetën të plagosur kur autobusi i tyre shpërtheu nga flakët, pas përplasjes me një shtyllë në lindje të vendit. Shumica e viktimave ishin iranianë, afganë dhe pakistanezë.

Gjithashtu, 20 pelegrinë humbën jetën në Bullgari, pasi autobusi i tyre u përmbys si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në veri të Sofjes, gjatë një udhëtimi drejt një manastiri ortodoks me datë 25 gusht.

2017- Aksidenti në Gjermani, Itali dhe Rusi

18 turistë nga Saksonia humbën jetën pasi autobusi i tyre u përfshi nga flakët, pas një aksidenti me një kamion në Bavari me datë 3 korrik. 16 persona humbën jetën në Itali, kryesisht të rinj hungarezë, që ktheheshin nga një udhëtim malor në Francë. Ata humbën jetën me datë 21 janar, pasi autobusi i tyre mori flakë pas një aksidenti pranë qytetit verior të Veronës.

Edhe në Rusi, në të njëjtin vit, 16 persona humbën jetën kur një tren u përplas me një autobus që po transportonte kryesisht pasagjerë uzbekë, në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës, me datë 6 tetor.

2015- U shënua fatkeqësia më e rëndë në 30 vjet

43 persona humbën jetën në Francë, duke regjistruar kështu aksidentin më të rëndë në 30 vitet e fundit, pasi një autobus që po transportonte një klub pensionistësh u përplas me një kamion dhe mori flakë pranë Pusegen, në pjesën jugperëndimore të vendit. Aksidenti ndodhi me datë 23 tetor.

2014- Shpërthimi i autobotit

Një autobot, i cili po transportonte gaz të lëngshëm (LPG) u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë në juglindje të vendit me datë 22 korrik, duke vrarë 26 persona në dy autobusë. 21 persona të tjerë humbën jetën në Turqinë qendrore më datë 23 janar, kur autobusi i tyre u përmbys për shkak të ngricës në rrugë.

2012- 22 fëmijë të vrarë

28 persona humbën jetën në Zvicër, mes tyre 22 fëmijë, për shkak të një aksidenti në Sierra në jug të Zvicrës, ndërsa po ktheheshin në Belgjikë nga një pushim me ski. Ngjarja ndodhi me datë 13 mars.

2011- Humbin jetën dhjetëra studentë në Turqi

25 persona, kryesisht studentë, humbin jetën kur një kamion i ngarkuar me tulla u përplas me një autobus pranë Salat, një fshat në provincën juglindore të Dijarbakirit, më datë 21 dhjetor./Alsat M

Etiketa: 45 viktimaaksidenti ne bullgarime i rendi ne Europe


Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
SPAK letër Kuvendit: Mandati i prokurorëve s’duhet të jetë i kufizuar

SPAK ngre laboratorin e ekspertizës digjitale me paratë e sekuestruara

Agron Shehaj verifikoi firmat, PD: Show mediatik, ai nuk e njeh bazën e partisë

Agron Shehaj verifikoi firmat, PD: Show mediatik, ai nuk e njeh bazën e partisë

“Ma djege shpirtin”, zyrtari shqiptar humb motrën në aksidentin tragjik

“Ma djege shpirtin”, zyrtari shqiptar humb motrën në aksidentin tragjik
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com