Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të liqenit artificial.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-thetrët dhe si pasojë ka humbur jetën i riu me inicialet A.Sh. student në Akademinë e Sigurisë.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.