Kronikë

Aksidenti me vdekje në Korçë, arrestohet shoferi


               Publikuar në : 10:17 - 16/09/19 |
Opi Nion

Një person humbi jetën gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Viktima e këtij aksidenti ishte 53-vjeçari Agron Qamo, ndërsa u plagosën dhe katër persona të tjerë.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Daniel Hyka, pasi nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka bërë një parakalim të gabuar.

Pas këtij parakalimi, mjeti tip “Benz” i Hykës, ka përplasur një tjetër mjet në të cilin ndodheshin 5 anëtarët e një familjeje nga Kamza.

Si pasojë të përplasjes së fortë nga ky aksident mbeti i vdekur babai i dy fëmijëve, Agron Qamo, ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë./ Opinion.al E.Xh.

Pas