Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti me vdekje/ Aqif Rakipi: Ata që flasin për mua janë të pashpirt

2017/08/14 at 12:34 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti me vdekje/ Aqif Rakipi: Ata që flasin për mua janë të pashpirt

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përpjekur të shfajësohet sërish për aksidentin e rëndë, ku nën rrotat e makinës së tij vdiq një 53 vjeçar. Ai thotë se nuk është e vërtetë që është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndaluar. “Kam ndaluar por më pas u largova nga tronditja”, shprehet Rakipi për gazetën Panorama. Sakaq thotë se “politikanët që flasin se isha me këtë apo me atë janë të pashpirt”.


Zoti Rakipi, ju keni heshtur, por mund të zbardhim disa detaje rreth aksidentit. Si ndodhi?

Në radhë të parë, më vjen keq për njeriun që humbi jetën. Në radhë të dytë, më vjen keq për familjarët, nënën, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët. Më shqetëson vetëm pjesa që i përket të ndjerit që humbi jetën. Për pjesën time, nuk e kam menduar për asnjë çast, sepse nuk kam pasur asnjë faj. Kam qenë në rrugën time, jo me shpejtësi dhe i ndjeri më ka dalë përpara si hije. Aq sa nuk kam arritur ta shoh. Më mirë aksidentin e tregojnë dëshmitarët okularë që ishin në furgonin që i kishte sjellë ata për në punë. Ata e zbardhin më mirë sesa unë që isha brenda në makinë dhe u godita. Edhe kur kam treguar në Polici kam thënë se nuk e di dhe nuk e kuptova se si më doli përpara makinës. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin, e që punonin bashkë, kishin kaluar rrugën, ndërsa i ndjeri kishte qëndruar më prapa me shoferin e furgonit. Ai ka dalë nga para furgonit dhe e kam parë vetëm kur e kam goditur.

A keni qenë më shpejtësi?

Kam qenë me shpejtësi normale të lejueshme, sepse nëse do kisha pasur shpejtësi të madhe do të isha bërë copë edhe vetë, mund t’i kisha rënë murit ndarës të autostradës, sepse goditja më erdhi si nga lart, papritur. Mospasja e shpejtësisë më ka lënë në korsi pa u përplasur me betonin.

Është thënë se ju nuk keni ndaluar fare pas aksidentit, por keni vazhduar rrugën. Si është e vërteta?

Nuk është e vërtetë. Unë ndalova menjëherë. Zbrita nga makina dhe pashë se çfarë kishte ndodhur. Erdhën dhe makina të tjera nga pas dhe ndaluan. U afruan dhe njerëz që ishin aty përreth, nga tregu a ku di unë. Isha shumë i tronditur nga ngjarja e papritur. I kam hipur makinës dhe shkova në komisariat. Kam shkuar me makinën time në komisariat. Nëse do isha me shpejtësi, dëmtimi i saj nuk do të lejonte që të lëvizte nga vendi.

Ju po ktheheshit në Tiranë, ishit në ndonjë sebep?

Unë po kthehesha nga spitali i Durrësit ku kisha qëndruar deri në mëngjes pranë një njeriut tim, që është e shtruar me sëmundje të rëndë. Shumë është thënë këto dy ditë se isha këtu e isha atje, kisha këtë e kisha atë.

Politikanët e pashpirt le të flasin, ata nuk janë njerëz. Unë nuk i përkas atyre, unë jam njeri i thjeshtë pranë njerëzve dhe e jetoj si çdokush dhimbjen e secilit. Unë ju thashë dhe më lart, se më vjen keq për të ndjerin dhe familjarët e tij për një aksident të ndodhur jashtë vullnetit tonë, për fatin tonë të keq.

Nga familjarët e të ndjerit është thënë se ju keni dashur të shkoni në varrim. Keni kontaktuar me ta?

Jo, nuk është e vërtetë. Është një situatë e rëndë dhe unë e kuptoj gjendjen e familjarëve. Mua më vjen zor që të shkoj dhe t’i pijë kafen e vakisë dhe pse nuk kisha faj, por fatkeqësia ndodhi. Edhe më vonë, pasi të jetë kaluar dhimbja e madhe, mua përsëri më vjen zor t’i dal përpara familjarëve, gruas e fëmijëve të të ndjerit. Jemi njerëz mbi të gjitha. Unë ndaj me ta dhimbjen për këtë fat tragjik. Por unë kam çuar njerëz të mi për të shprehur ngushëllimin në emrin tim dhe ata e kanë kuptuar këtë pjesë të fatit të keq që na ndodhi të dy palëve. Familjarët e të ndjerit janë treguar shumë njerëzorë, i kanë pritur mirë dhe kanë mirëkuptuar pozicionin tim.



Ju sugjerojmë

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Para
opinion lajm i fundit

Bllokohet rruga, tjetër aksident në Durrës-Kavajë

opinion lajm i fundit

Mbytet një tjetër pushues në det

Denoncimi i prostitutës, arrestohen dy tutorët shqiptarë në Itali

Prostitucioni në Tiranë, prokuroria zbulon si ranë në rrjetë 28 persona, mes tyre një polic
















TE FUNDIT

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
2 Nëntor, 2025

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të...

Lexo më shumë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
2 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 5 orëve në arratisje, është kapur në një zonë të thellë malore Bertil Alliaj, djali i...

Lexo më shumë

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
2 Nëntor, 2025

Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Qindra qytetarë, personalitete...

Lexo më shumë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com