Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për aksidentin e ndodhur në Catania të Italisë, ku është përfshirë një autobus me 16 shtetas shqiptarë.
Përmes një njoftimi sqaron se stetasit shqiptarë që u përfshinë në aksident, kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.
Ministria njoftoi se është vënë në komunikim me autoritetet italiane.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në njoftimin e MEPJ.