Janë identifikuar viktimat e aksidenti tragjik të ndodhur në Bulqizë mesditën e sotme. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në hyrje të fshatin Trebisht, Bulqizë, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Në automjet udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe konkretisht:
1-Gentjan Sula, 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni.
Kanë humbur jetën
Azem Karabrahimi 21 vjeç banues në fshatin Ostren.
Elena Bajrami rreth 32 vjece, banuese në fshatin Tuçep.
Musa Nuredini rreth 55 vjeç .
Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.