Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, i mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 4 të tjerë.
Sipas tvklan.al aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier i mori jetën punonjësit të FNSH, Sokrat Lelaj, 54 vjeç nga fshati Mbrostar.
Gjithashtu viktimë e këtij aksidenti është edhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj, 78 vjeçe. Ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e efektivit, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Makina e efektivit u përplas me një automjet tjetër ku po udhëtonte shtetasi Gerti Skënderaj, 43 vjeç, bashkë me bashkëshorten Gladiola Meraj, 31-vjeçe dhe vajzën e tyre 6-vjeçare.
Policia informoi se të tre anëtarët e familjes kanë mbetur të plagosur.