Është vënë në pranga 37-vjeçari, i cili drejtonte një nga 3 mjetet që u përfshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Rrogozhinë , me pasojë vdekjen e tre personave.
Policia bën me dije se është arrestuar Endri Lila. Aksidenti pati pasoja të rënda, pasi humbën jetën dy shoferët e mjeteve të tjera, si një një pasagjere. Viktimat janë Tonin Mëhilli 59 vjeç, oficer policie ne burgun e Peqinit dhe çifti i bashkëshortëve Bajram dhe Merushe Koni.
Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe një fëmijë 10 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al