Kronikë

Aksidenti me 2 viktima në Tiranë, shoferi i dehur kaloi rrugën me semafor të kuq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 11/11/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku humbën jetën dy persona. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident dhe një prej pasagjerëve në automjet.

Viktimat janë identifikuar si Luan Cenollari, drejtues i mjetit ndërsa po ashtu ka humbur jetën si pasojë e përplasjes edhe pasagjeri 69 vjeç, Ali Bejo. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është identifikuar me emrin Emirjan Doko, 30 vjeç. Ky i fundit ka qenë personi që ka shkaktuar aksidentin. Sipas Klan news paraprakisht dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar dhe ka qarkulluar me shpejtësi duke kaluar rrugën me semafor të kuq. Ndërsa, nga kontrolli i mjetit të tij është gjetur një armë zjarri tip pushkë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetorit”./Opinion.al

Pas