Kronikë

Aksidenti ku mbetën të vdekur 4 shqiptarë, prokuroria heton për vrasje në rrugë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 02/11/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë i mori jetën disa ditë më parë katër shqiptarëve në Itali. Më 30 tetor humbën jetën Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj 2-vjeçar Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana e Resat Hyseni, 8 dhe 11 vjeç.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, Orjol Lame, 32 vjeç, bashkëshorti i Shane Hysenit dhe babai i Mattiasit të vogël ndodhet ende i shtruar në gjendje të rëndë, në reanimacionin e spitalit Santa Maria Nuova.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari është regjistruar në regjistrin e të dyshuarve nga zv/prokurori Marco Marano. Hipoteza e krimit është vrasje e shumëfishtë në rrugë. Magjistrati është në pritje të rezultateve të analizave toksikologjike për të konstatuar kushtet në timon të të riut.

Por ndërkohë nga hetimet dalin të tjera detaje. Fiat Stilo me të cilin po udhëtonin pesë shqiptarët duket se ishte në emër të një personi tjetër që kishte ndërruar jetë këtë vit.

Hetuesit po hetojnë gjithashtu të kaluarën e Orjol-it, i cili duket se ka disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2020. Kjo do të rezultonte në mospërputhje me lejen e qëndrimit. Ndoshta për këtë arsye ai e kishte regjistruar makinën në emrin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se hetuesit po shqyrtojnë pista të ndryshme.  Policia bashkiake po vazhdon analizimin e gjetjeve në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e një aksidenti që për momentin mbetet pa shkak. Në fakt, nuk ka asnjë gjurmë frenimi në asfaltin e via Newton, ndërsa automjeti ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.

Pas