Arrest me burg për tre drejtorët e ARRSH-së, përgjegjës për riparimin e trafikndarësve në rrugën Plepa- Kavajë, ku ndodhi një aksident tragjik, që i mori jetën dy fëmijëve.
Tre drejtorët dolën sot para Gjykatës, pasi ishin arrestuar për abuzim me detyrën dhe moszbatim të vendimit të gjykatës për riparimin e trafikndarësve. Dritan Fejzo, drejtor juridik, Bib Gjomarkaj, drejtor rajonal në ARRSH, si edhe Lekë Tushajn, drejtor i kolaudimit po në këtë institucion janë lënë në arrest me burg.