Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

2016/12/07 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

Drejtuesi i BMW X6, Petraq Beja i cili u aksidentua tek gropa e hapur në Lungomare dhe ku humbi jetën kushëriri i tij, Kristi Panajoti, 18 vjeç, ka rrëfyer se si ndodhi aksidenti. Ai ndodhet ende në spitalin e Vlorës, 11 ditë pas ngjarjes.


I riu rrëfeu edhe momentin kur efektivi i policisë i bëri presion që ai të thoshte se kishte probleme me shikimin, kjo për të devijuar hetimin.

Çfarë ndodhi atë natë?

Isha duke udhëtuar me kushëririn tim, po bënim xhiro përpara se të shkonim në shtëpi. Vazhduam deri te “Luani” (vend në zonën e Ujit të Ftohtë). Ishte një gropë e madhe, ndërsa unë humba ndjenjat. Në momentin që u përmenda preka Kristin, por ai nuk lëvizi. U përpoqa që ai të përmendej, por ishte e kotë. Erdhën disa djem që të më ndihmonin të dilja nga baxhaja e makinës, por u thashë që të shikonin kushëririn më parë sesa mua. Ndjeja dhimbje shumë të fortë në krahë dhe në mes. Më pas nuk mbaj mend gjë.

Para se të ndodhte aksidenti, ku keni qenë?

Kemi qenë në një lokal pranë një karburanti ku kemi qëndruar me shokët.

Keni pirë ndonjë pije ose drogë?

Absolutisht asgjë! Mund të vërtetohet një gjë e tillë nëpërmjet analizave.

Çfarë bëtë pasi dolët nga lokali?

Duke ikur, Kristi bëri dhe një foto, të cilën e hodhi në “SnapChat”, 5 minuta përpara se të binim në gropë. Këtë foto do e mbaj përgjithmonë.

Si ratë në gropë?

Kur po udhëtonim me makinë, nuk pamë asgjë, asnjë sinjalistikë, dhe ramë direkt në gropë.

850x636_aksident1480258549

Me çfarë shpejtësie po udhëtonit?

Duhet të kem qenë me rreth 60 kilometra në orë…

Kur e more vesh për humbjen e Kristit?

Pyesja çdo ditë se si është ai. Nuk doja të dija për veten sa për të… Më erdhi gjyshja, që është infermiere, disa ditë pas aksidentit dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Nuk e besoja, as sot nuk e besoj. Kemi qenë si vëllezër me Kristin, kudo ishim bashkë, si në Vlorë, Himarë apo në vende të tjera. Unë ende s’e besoj që ai ka vdekur.

Si është puna e efektivit të policisë që ju kërkoi të pranonit se kishit probleme me shikimin?

Isha me mamanë dhe dentisten, pasi në aksident më janë thyer disa dhëmbë, kur erdhi polici. Ai pyeti mamanë: “Keni dhe shumë punë?” Mamaja iu përgjigj se “nuk kemi dhe shumë”. Ndërkohë, ai tha: “Dilni pak se do flas me djalin”. Kur hyri brenda, pasi foli dhe më pyeti për aksidentin, efektivi i policisë më tha: “Ke problem me sytë?” Ndërkohë unë iu përgjigja se nuk kisha asnjë problem. “Ke, ke” – më tha polici. “Po meqë thua ti, kam. Nëse do e them të të bëj qejfin ty, por unë nuk kam asnjë problem”, i thashë. Ndërkaq, ai më tha: “O djalë, thuaj ke dhe e mbyllim këtu këtë muhabet”. Pasi doli polici, njoftova familjen, ndërsa ata organet përkatëse.

Si është gjendja jote shëndetësore tani?

Kam dhimbje, por e vetmja gjë që më dhemb më shumë është humbja e Kristit, nuk e besoj ende…

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Kristi-Panajoti1

*Viktima Kristi Panajoti, 18 vjeç

 

Etiketa: aksidentBMWX6kristi panajotilungomarePetraq Bejavlore


Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
Foto/ Arsenal bën “mrekullinë”, mund edhe Barcelonën në këtë statistikë

Foto/ Arsenal bën “mrekullinë”, mund edhe Barcelonën në këtë statistikë

Foto/ Ja si dukej Anxhelina Hadërgjonaj para operacioneve plastike

Foto/ Varëse me diamant dhuratë për Anxhelinën. Kush është dërguesi?

Policia kap furgonin me mbi 200 kg hashash, vlonjati ia mbath nëpër lagje

Policia kap furgonin me mbi 200 kg hashash, vlonjati ia mbath nëpër lagje
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com