Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi në Golem të shtunën pasdite. Një nënë e re që udhëtonte në makinë me tre fëmijët e saj të mitur u aksidentua dhe dy prej tyre mbetën të vdekur Alice 3 vjeç dhe Dritani 5 vjeç.
Ajo çfarë rrodhi pas kësaj tragjedie për familjen Negollari nga Kavaja ishte edhe më e rëndë.
Heshtje Totale!!!
Dhe për të qenë korrekt deri në fund duhet thënë se Policia Rrugore reagoi. Ishte drejtori Mitat Tola që në një intervistë për TV Klan tha se ishin ankuar për mungesën e barrierave në rrugë tek Autoriteti Rrugor që varet nga Ministria e Transporteve. Nëse rruga e re do të kishte pasur këto llomarina (mbrojtëse anësore) dy fëmijët sot do të ishin të lënduar, por do të ishin gjallë.
Ajo ç’ka vret edhe më shumë është heshtja. Pse nuk u përgjigjet Autoriteti Rrugor këtyre shkresave të bëra tashmë publike nga Policia Rrugore?
Kujt i prishen interesat e biznesit në këtë aks të rëndësishëm rrugor?
A ishte karburanti në pronësi të drejtorit të kabinetit të Haxhinastos, Krislen Këri?
Pse hesht jo vetëm Ministria e Haxhinastos përgjegjëse por edhe Opozita e këtij vendi?
Pse hesht qytetari dixhital (Berisha) që flet dhe denoncon gjithçka?
Po shoqëria civile pse hesht, apo nuk ka fonde për këtë rast?
A po merren masa për riparimin e rrugës që të mos na shohin më sytë të tilla tmerre?
A duhet ta hetojë KLD-ja, gjyqtaren që vendosi ti japë të drejtë kompanisë ‘Pienvis’ (karburanti) për heqjen e barrierave në rrugë?
/Opinion.al