Dy persona janë arrestuar nga policia për aksidentin e ndodhur dje në autostradën Tiranë-Durrës.
Në këtë aksident humbi jetën 25-vjeçari i identifikuar me inicialet R. B. Ndërkohë, në pranga kanë rënë F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Aksidenti ndodhi tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, ku u përfshinë një automjet “Fiat Dukato, një autobus si dhe motori që drejtohej nga i riu që mbeti i vdekur./ Opinion.al