Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti fatal/ Federata Braziliane u ndryshoi avionin për arsye sigurie, por kjo nuk e shpëtoi Chapocoensen

2016/11/29 at 12:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti fatal/ Federata Braziliane u ndryshoi avionin për arsye sigurie, por kjo nuk e shpëtoi Chapocoensen

Mes futbollistëve që humbën jetën nuk kishte “yje”, sepse Chape e bazonte gjithçka te loja e grupit dhe suksesi me kosto të ulët. Lojtarët më të njohur ishin sulmuesi Bruno Rangel, që u kthye në vendlindje pas një përvoje në Katar, mbrojtësi Dener, mesfushori Gil dhe organizatori Cleber Santana, që në sezonin 2009-2010 luajti me Atletico Madrid. Trajneri ishte Ciao Junior, 51 vjeç, shumë i njohur në Brazil, pasi kishte drejtuar edhe skuadra të tilla si Flamengo, Palmeiras, Botafogo.
chapo1chapo55

Futbollistët u detyruan të ndryshonin avion, pasi autoritet braziliane i ndaluan të udhëtonin me çarterin, që kishin prenotuar në fillim, për arsye sigurie. Me të njëjtin avion, që u rrëzua në Kolumbi, kishte udhëtuar kombëtarja e Argjentinës për në eliminatoren e fillim muajit kundër Brazilit dhe gjithashtu është prenotuar disa herë nga kombëtarja e Kolumbisë. Ndeshja e parë finale ishte programuar për të mërkurën, por është shtyrë, teksa drejtuesit e futbollit amerikano-latin (Conmebol) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha veprimtaritë.

Chapecoense shkruante në një komunikatë për shtyp: “Le të jetë Zoti me sportistët, stafin, zyrtarët, gazetarët dhe të ftuarit e tjerë që po udhëtonin me delegacionin tonë.” Avioni britanik “Avro RJ85” i kompanisë së quajtur “LaMia” kishte në bord 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të bordit. Rrëzimi ndodhi rreth orës 3 të natës së të martës me orën tonë në malet Antioquia. Elkin Ospina, kryetari i Bashkisë së La Ceja, atje ku ra avioni, tha se forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit, edhe pse puna e tyre u vështirësua më shumë nga shikueshmëria shumë e ulët dhe reshjet e dendura të shiut.
chap4chap3

Chapecoense është skuadra modeste e qytetit të vogël të Chapeco dhe deri tani po shijonte një sezon fantastik. Ata u rikthyen për herë të parë në kategorinë e parë braziliane që nga viti 1970 dhe shkuan deri në finalen e Kupës Sudamerica pasi në raundin e kaluar eliminuan argjentinasit e San Lorenzo. Zv.presidenti i ekipit, Ivan Tozzo, tha se i gjithë qyteti ishte në lot pas kësaj që ndodhi. “Ne jemi shumë të trishtuar, ne që kemi mbetur nga ekipi jemi mbyllur duke qarë në dhomat e zhveshjes, ashtu si të gjithë që shohim në qytet. Ende po presim për lajme. Bordi ynë drejtues dhe futbollistët tanë u shuan. Në klubin e Chapeocense kam mbetur vetëm unë dhe tetë futbollistë që janë me mua në këto momente, të cilët ishin të pa isponueshëm për ndeshjen. Ata janë: Nemen, Demerson, Boeck, Andrei, Hyoran, Martinuccio, Moises e Nivaldo. Një qytet i tërë po vajton sepse Chapecoense ishte motivi më i madh i kënaqësisë që ne kishim.”
chap2chap1
Klubi i Arsenal ishte ndër të parët nga shumë klube dhe futbollistë në planet që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. “Topçinjtë” shkruan: “Mendojmë për ju, @ChapecoenseReal’ #ForcaChapecoense”. Mes futbollistëve që shfrytëzuan rrjetet sociale ishte braziliani i Liverpool, Coutinho: “Zoti bekoftë ata njerëz që u përfshinë në këtë aksident të tmerrshëm.” Lojtari i Chelsea dhe Brazil, Willian shkroi: “Zoti të ketë mëshirë për ata që vdiqën dhe t’i jap forcë familjarëve të tyre.” Mesazhi i kolumbianit të Monaco, Radamel Falcao ishte: “Lutjet e mia dhe i gjithë solidarizimi shkon me ata që shpëtuan dhe po luftojnë në spital, për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që e duan @ChapecoenseReal në një kohë kaq të trishtë.” Kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, kishte këtë mesazh: “Një zgjim shumë i hidhur sot. Jam i gjithi me @ChapecoenseReal, familjet e futbollistëve dhe miqtë e tyre.”

Ju sugjerojmë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Para
Flet babai i parukieres së vrarë në Lezhë: Nuk e njoh autorin, vajza e mori burrin me dashuri

Flet babai i parukieres së vrarë në Lezhë: Nuk e njoh autorin, vajza e mori burrin me dashuri

Këshilla/ Çfarë duhet të bëni kur keni rënë brenda me shokun/shoqen e ngushtë

Këshilla/ Çfarë duhet të bëni kur keni rënë brenda me shokun/shoqen e ngushtë

Foto/ Dënohet mësuesja, seks kudo me nxënësin, edhe në furgon…

Foto/ Dënohet mësuesja, seks kudo me nxënësin, edhe në furgon...

TE FUNDIT

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
21 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com