Dy persona kanë humbur jetën në aksidente gjatë 24 orëve të fundit. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Ilir Shima, 48 vjeç, i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në rrugën Tiranë – Kamëz, pranë pallateve Malaiziane. Policia tha se është ndaluar drejtuesi i mjetit tip Benz me iniciale A.M.
Ndërsa në Durrës vdiq një 76 vjeçar. Ai është përplasur nga një automjet në afërsi të kryqëzimit të rrugës Fllakë- fshati Rinia.
Burime zyrtare nga policia thonë se aksidenti ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00 ku viktimë mbeti i moshuari me inicialet H.A. banues në fshatin Qerret.