Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, për shkak të mjegullës e cila shkaktoi disa përplasje në autostradën A22.
Sipas mediave italiane mësohet se një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës.
Siç shihet edhe nga pamjet, në aksident u përfshinë me dhjetëra makina, ku sipas raportimit nga ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të plagosur.
Ata janë transportuar drejt spitaleve më të afërta, ku disa prej të plagosurve mësohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda./Opinion.al