Një 36 vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme, si pasojë i një aksidenti të ndodhur në zonën e Malit të Tomorrit.
Viktima është identifikuar si Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe është babai i tre fëmijëve.
Aksidenti që i mori jetën 36-vjeçarit ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.
Bëhet e ditur se Besnik Kanani kishte vite që punonte shofer kamioni me firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit./ Opinion.al E.Xh.