MIRDITE- Nje i ri ka humbur jeten ne nje aksident ne aksin Rrëshen- Milot mesditen e se shtunes. Ai ishte duke udhetuar ne nje automjet tip Benz, me targa AA 198 BI kur u perplas me nje tjeter Benz me targa AA 620 AD. Si pasojë e përplasjes një nga mjetet është përmbysur në rrugë ndërsa tjetri ka dalë nga rruga.
17-vjeçari A. P, i cili ishte parasagjer ne makine mbeti i vdekur. Policia ka arrestuar drejtuesit e të dy mjeteve, Gentjan Mandreja 23 vjeç dhe Gjergji Kaçorri, 36 vjeç, te dy nga Mirdita.