Një shtetase shqiptare ka mbetur e vdekur në vend si pasojë e një aksidenti me të vërtetë të frikshëm, të ndodhur këtë mëngjes në Itali.
Bëhet fjalë për viktimën Alda Çela, 35 vjeç, e cila ka humbu jetën tragjikisht.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Trepuzzi-Leçe. 35 vjeçarja ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur brutalisht me murin anës rrugës. Hetimet ende nuk kanë nxjerrë shkakun se përse shqiptarja ka humbur kontrollin e makinës.