Autobusi i linjës Ish-uzina e autotraktorëve-Qendër ka aksidentuar një këmbësor tek Ministria e Jashtme. Sipas të dhënave paraprake mësohet se këmbësori, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti me targa TR7122U.
Policia njofton se “në Bulevardin Zhan D’Ark, tek Ministria e Jashtme autobuzi urbani me targa TR 7122 U me drejtues A. K. ka aksidentuar nje shtetas rreth 20 vjeç i cili u dergua ne spitalin ushtarak nen kujdesin e mjekeve”.
*foto nga aksidenti