Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Freskut” në kryeqytet ku ka mbetur i vdekur një fëmijë vetëm 3 vjeç.
Sipas të dhënave të para një automjet ka përplasur një grua që ecte me një fëmijë. Për shkak të goditjes së fortë, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkaq mësohet se gruaja ka dëmtime dhe fraktura por nuk dihet identiteti dhe lidhja mes tyre. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
“Më datë 30.05.2016, ora 17:30, tek rruga Thesarit, mjeti me targë AA 416 LY, me drejtues F.O., ka aksidentuar te mituren 3 vjeç e cila është dërguar në SQU dhe më pas ka gjetur vjekjen. Si pasoje eshte demtuar dhe një shtetase e paidentifikuar e cila eshte jashte rrezikut per jeten. Aktualisht drejtuesi mjetit eshte shoqeruar ne komisariat”, deklaron policia.