Një makinë është përplasur me motorin që shpërndante pica te zona e ‘’Librit Universitar’’ në Tiranë duke shkaktuar kështu një aksident të rëndë.
Motoristi është parë të rrëzohet përtokë.
Mësohet se makina ka qenë e futbollistit kroat Pero Pejiç që luan për Kukësin.
Në vendngjarje kanë mbërritur mjekët e urgjencës që i kanë dhënë ndihmën e parë motoristit.
Djaloshi është transportuar në spital, ndërsa policia po merr dëshmitë në vendngjarje