Një grua rreth moshës 40 vjeç është përplasur nga një automjet pasditen e sotme në zonën e “Brrylit” në Kryeqytet.
Për pasojë gruaja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Identiteti i të plagosurës nuk dihet ende. Ajo po përpiqej për të kaluar rrugën teksa u përplas nga një automjet.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.