Një aksident është regjistruar ditën e sotme pranë kryeministrisë.
Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar në trotuar duke përplasur një çift të rinjsh.
Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkaq, policia ka shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin.