Kronikë

Aksident në Xibrakë, plagosen katër persona


               Publikuar në : 22:40 - 27/05/19 |
Opi Nion

Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në në fshatin Xibrakë, ku drejtuesi makinës humbi kontrollin duke u përmbysur në njërën nga korsitë e rrugës.

Mësohet se katër të plagosurit u transportuan për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë terreni i rrëshqitshëm në rrugë si pasojë e reshjeve./ Opinion.al E.Xh.

Pas