Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e së martës në orën 08:52, ku një automjet tip “Smart” që drejtohej nga 26 vjeçarja S.Hoxhaj ka paplasur shtetasen M.K 53 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku”. Si pasojë e përplasjes, shtetasja M.K, ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.