Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata”, në Vlorë. Paraprakisht mësohet se duke drejtuar makinën tip “Toyota”, 19-vjeçari G.J., ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”,-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al