Një e moshuar ka mbetur e plagosur ditën e sotme, pasi u përplas nga një makinë në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike-Vlorë. E plagosura është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.